Printo

 

Në kuadër të aktiviteteve studentore kurrikulare  të parashikuara për vitin akademik 2017-2018 jashtë ambienteve të Kolegjit Universitar “Pavarësia Vlorë”, datë 7 Dhjetor 2017, ora 12:30  një grup studentësh të Departamentit të Drejtësisë dhe Shkencave Politike morën pjesë në një aktivitet të zhvilluar nga Qendra e Informimit e Bashkimit Evropian në Vlorë. Në  ambjentet  e zyrë së  Qendrës së Informimit të BE-së Vlorë, u realizua shfaqja e filmit* “Faji është i Qiellit” pjesë e festivalit të filmit për të Drejtat e Njeriut “Movies that Matter”.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte rritja e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna,  identifikimi i zgjidhjeve dhe diskutimi mbi praktikat më të mira
në lidhje me reagimin dhe parandalimin e dhunës kundër fëmijëve.

FOTO

Vizita: 737