Printo

Në kuadër të aktiviteteve studentore kurrikulare  të parashikuara për vitin akademik 2017-2018 pranë ambienteve të Kolegjit Universitar “Pavarësia Vlorë”, datë 14 Dhjetor 2017, në bashkëpunim me Zyrën e Punës Vlorë dhe Drejtorinë e Arsimit Profesional Vlorë u zhvillua Workshopi me temë “Tendencat e fundit në tregun e punës”. Ky workshop kishte si objektiv lehtësimin e të rinjëve në tregun e punës, duke u ndalur konkretisht në formalizimin e njohurive, njohjen më të thellë të tregut të punës, dhe në veçanti me profesionet më të kërkuara, gjithashtu duke forcuar rolin e tyre si pjesëmarrës në tregun e punës.

Në këtë workshop morën pjesë sfafi akademik nga të dyja Fakultetet, të cilët evidentuan trendet e punësimit sipas profilit të tyre profesional.

Gjithashtu, studentët pjesëmarrës ndanë eksperiencat e tyre të punës edhe pse nuk përputhen me programin e tyre të studimit.

Aktiviteti u mbyll me shpërndarjen e broshurave në lidhje me:

 

Gjithashtu në bashkëpunim me NJBSC studentëve ju shpërndanë formularë ku ata të vlerësuan dobishmërinë e aktiviteteve të tilla.

FOTO GALERI

Vizita: 468