Kolegji Universitar “Pavarësia Vlorë” ka hartuar dhe ndjek një strategji funksionale për kërkimin shkencor dhe aktivitetet që zhvillohen gjatë vitit akademik. Këto aktivitete zhvillohen në formën e konferencave shkencore kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare, workshop-e, leksione të hapura, botime librash, publikime të artikujve shkencorë në revista të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, etj.Strategjia e kërkimit shkencor synon të ofrojë kërkime, studime shkencore e botime cilësore sipas fushave të stufimit që mbulon çdo fakultet, si dhe të menaxhojë veprimtarinë kërkimore e shkencore në përputhje me nevojat, vizionin dhe prioritetet strategjike të zhvillimit të institucionit.

Në këtë kuadër, më datën 24.01.2018, në ambientet e Kolegjit Universitar “Pavarësia Vlorë” u zhvilluar një leksion i hapur me pedagogë dhe studentë të Departamentit të Drejtësisë dhe Shkencave Politikë, të të dy cikleve të studimit, lidhur me procesit e veting-ut, i cili jo vetëm krijon debate juridike në auditoret universitare, por aktualisht ngjall interes të veçantë edhe për mbarë publikun.

Referati me temë “Risitë e Veting-ut për zbatimin e reformës në sistemin e drejtësisë në Shqipëri”  u mbajt nga Doktori i Shkencave, Z. Myzafer ELEZI- i cili është Zv/Rektor për Kërkimin Shkencor dhe pedagog i këtij departamenti.

Tema u trajtua në formën e një debati, lidhur me pritshmëritë që do të sjell implementimi i Ligjit nr. 84/2016, datë 30.8.2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, duke u fokusuar në këto çështje kryesore:

¨ Qëllimi dhe objekti i Ligjit.

¨ Arsyet që diktojnë nevojën për reformë.

¨ Institucionet dhe organet që ngarkohen për zbatimin e Ligjit.

¨ Kriteret e zgjedhjes së anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit.

¨ Rivlerësimi dhe kriteret e rivlerësimit.

-       Vlerësimi i pasurisë.

-       Kontrolli i figurës.

-       Vlerësimi i aftësisë profesionale.

 

Referuesi i kësaj teme Dr. Elezi i`u përgjigj pyetjeve të ndryshme të bëra jo vetëm nga studentët e pranishëm por edhe nga stafi akademik i këtij Kolegji.

Të tjera tema do të trajtohen periodikisht nga pedagogët dhe studentët e këtij institucioni, në zbatim të planit institucional për kërkimin shkencor dhe aktivitetet për vitin akademik 2017-2018, i cili tashmë është shtrirë në të gjitha departamentet dhe qendrat kërkimore shkencore të Kolegjit Universitar.

 

FOTO GALERI