Printo

Qendra Kërkimore për Shkencat Humane, pranë Fakultetit të Ekonomisë dhe Shkencave Shoqërore, ka organizuar Konferencën Shkencore Rajonale: “Zgjerimi i rolit të gruas për zhvillimin tërësor të shoqërisë”.
Qëllimi i kësaj konference përtej objektivave të kërkimit shkencor, ishte edhe zgjerimi dhe shtrirja e urave të bashkëpunimit me të gjithë aktorët dhe faktorët lokal.
Në këtë konferencë u paraqitën 37 punime shkencore të grave të cilat vijnë nga profile të ndryshme profesionale duke i ndarë në disa panele si gra nga politika lokale, gra nga politika qendrore, gra nga administrata publike, gra drejtuese të institucioneve, gra mësimdhënëse, publiciste, shkrimtare si dhe gra në fushën akademike.

FOTO GALERI

Vizita: 518