Printo

Në kuadrin e aktiviteteve të Departamentit të Inxhinierisë Informatike, në datat 27,28 dhe 29 Prill, në ambientet e SHPAL “Pavarësia”, u zhvillua turneu i përvitshëm i shahut. Turneu ngjalli interesin, jo vetëm të studentëve të SHPAL “Pavarësia, por edhe të gjimnazistëve të shkollave publike dhe jopublike të qytetit të Vlorës. Në turne morën pjesë gjithashtu edhe profesionistë dhe dashamirës të kësaj loje kaq të bukur. Në përfundim të këtij aktiviteti, fitues u shpallën  Andi Bërdëllima, Igli Hoxhaj dhe Theofan Sinani, të cilët u shpërblyen edhe financiarisht. Kliko ketu per Foto Galeri

 

 

 

Vizita: 2306