Printo
Vizita: 2083

Në  kuadrin e javës europiane, Departamenti i Drejtësisë dhe Shkencave Politike dhe Departamenti i Ekonomisë, në  bashkëpunim me Qendrën e Informimit të  Bashkimit Europian, Vlorë,  zhvilluan  sesionin shkencor me temë : “Bashkimi Europian: Sfidë  apo Perspektivë?” Në këtë aktivitet morën  pjesë  përfaqësues të institucioneve të ndryshme të qytetit, të organizatave dhe shoqatave, si dhe qytetarë të ndryshëm. Aktiviteti u ndoq gjithashtu me shumë interes nga mësuesit dhe gjimnazistët e shkollave publike dhe jo publike të  qytetit të  Vlorës.

Znj. Besjana Roshi, në cilësinë e drejtueses së Qendrës së Informimit të Bashkimit Europian, paraqiti një  panoramë  të  përgjithshme të funksionit të zyrës dhe të mundësive të  shumta, që  kjo zyrë  ofron. Kumtesat e pedagogëve të Departamentit të Drejtësisë  dhe Shkencave Politike dhe të  Departamentit të  Ekonomisë, evidentuan problematikat, që ka Shqipëria në rrugëtimin e saj europian si dhe sfidat, që  duhen përballuar për përmbushjen e pesë prioriteteve kyçe, për të  bërë  të  mundur  hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE.
Në  përfundim të  Sesionit Shkencor, të  gjithë  të  pranishmit patën mundësinë  të  diskutonin mbi  temat e referuara. Klikoni ketu per Fotot e aktivitetit.