Në datën 22 shkurt 2018, në ambjentet e Kolegjit Universitar “Pavarësia Vlorë” u shfaq monodrama “Performanca”, një vepër e Odise Kotes  e performuar  dhe përshtatur nga aktori dhe producenti  i talentuar  Marsias Lila. Trama moderne e kësaj monodrame  shfaqi  një mesazh dhe interes  të jashtëzakonshëm tek të gjithë pjesëmarrësit.

FOTO GALERI

Kolegji Universitar “Pavarësia Vlorë” dhe Kolegji AAB nënshkruan memorandum bashkëpunimi për bashkëpunim në rrjetin e Bibliotekave të të dy institucioneve.Në mënyrë që të zgjerohet bashkëpunimi ekzistues arsimor, shkencor dhe kulturor, Kolegji AAB dhe Kolegji Universitar “Pavarësia Vlorë”, në datë 16 Shkurt 2018 nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje e kryen z. Urim Sallauka, drejtor i Bibliotekës Universitare të Kolegjit AAB dhe Dr. Engjëllushe Zenelaj, drejtoreshë e Qendres Kërkimore Shkencore të Kolegjit Universitar “Pavarësia Vlorë”.Fushat e veçanta të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve përfshijnë rrjetin e bibliotekave, si: bashkëpunimin ndërmjet stafit të bibliotekave, shkëmbime botimesh të ndërsjellta, dhënie aksesi për përdorimin online të bibliotekave elektronike, përdorimin online nga ana e studentëve, studiuesve shkencorë dhe pedagogëve në bibliotekat elektronike.

FOTO GALERI

Kolegji Universitar “Pavarësia Vlorë” në partneritet me Kolegjin AAB, Prishtinë, Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës dhe Universitetin Shtetëror të Tetovës, më  datat 15 e 16 shkurt 2018, organizuan Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Konsolidimi i shtetit dhe sfidat eurointegruese”.
Në dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës kjo konferencë pati për qëllim që të bëjë bashkë akademikë, hulumtues dhe personalitete (vendore dhe ndërkombëtare). Kjo konferencë shkencore ofroi një mundësi e veçantë për studiuesit me kërkimet e tyre të cilët ishin pjesë aktive e  debatit akademik me referuesit kryesorë të konferencës.
Në konferencë morrën pjesë 100 referues me kontributet e tyre shkencore nga lëmia e Administratës Publike, Shkencave Politike, Ekonomia, Drejtësia, etj.
Në kuadrin e realizimit  të planit institucional për kërkimin shkencor dhe aktivitetet për vitin akademik 2017-2018, më datë 8 shkurt , Departamenti i Shkencave Politike zhvilloi një orë të hapur ku studentë të vitit të parë prezantuan punimet e tyre. Kjo orë u zhvilluar në formatin  e nje debati të hapur ku studentët ndanë pikëpamjet e tyre me njëri-tjetrin. Temat e trajtuara ishin:
-       Angazhimi i të rinjëve në politikë;
-       Realizimi i lirive në demokraci;
-       Përfitimet e integrimit të të rinjëve në Bashkimin Europian.Aktivitete të tilla ndihmojnë studentët tanë të hedhin hapat e para të shkrimit ,  kërkimit shkencor dhe të zhvillojnë të menduarin kritik.

FOTO GALERI