Për një analizë të thelluar të nevojës për trajnime për të nxënit gjatë gjithë jetës, për mësuesit, drejtuesit e shkollave, shoqatat e mësuesve, si dhe për stafin e universitetit.
Sistemi i të nxënit gjatë gjithë jetës ofron mundësi studimi që janë të një cilësie të mirë, moderne, fleksibël dhe në përshtatje me nevojat specifike të të interesuarve. Plotësimi i këtij pyetësori bëhet vullnetarisht dhe të dhënat e të anketuarve ngelen anonim. Gjetjet e përftuara nga anketimit do të përdoren për të zhvilluar programin tonë në mënyrë që të përmbushë nevojat dhe interesat tuaja.
Qëllimet kryesore të këtij pyetësori janë:
A: të përcaktojë mënyra se si mund të stimulohet në mënyrë efektive të nxënit gjatë gjithë jetës në arsimin para-universitar
B: të përcaktojë rezultatet e dëshiruara të të nxënit nga kurset e trajnimit për mësuesit me qëllim përmirësimin e kompetencave të mësuesve për një sistem gjithë përfshirës edukimi dhe trajnimi profesional.
Mendimi juaj për të nxënin gjatë gjithë jetës është shumë i rëndësishëm për ne dhe për qëllimet e sipërpërmendura dhe ne shpresojmë se ju do të mund të shpenzoni 10-15 minuta nga koha juaj e vyer për të plotësuar këtë pyetësor.