BACHELOR NË INXHINIERI INFORMATIKE

Shënim:
Nr. i parë tek kodi i lëndës i përgjigjet vitit në kursin e studimit
Y- Tregon lëndë vjetore
E- Tregon lëndë me zgjedhje

1) PHY 100 Fizikë (Y) Ects 12
2) MAT 101 Matematikë (Y) Ects 12
3) MAT 103 Metoda Llogaritëse Ects 6
4) MAT 231 Probabilitet dhe Statistikë Ects 6
5) MAT 102 Algjebër dhe Gjeometri Ects 6
6) INF 110 Informatikë (Y) Ects 12
7) ENG 130 Gjuhë e Huaj ( Anglisht ) Ects 6
8) EGR 130 Bazat e Elektroteknikës Ects 6
9) INF 220 Programimi i Orientuar nga Objekti (Y) Ects 12
10) ING.INF 221 Arkitektura e Kompjuterave dhe Rrjeta Komunikimi (Y) Ects 12
11) ING.INF 212 Sisteme Elektronike dhe Rrjetat Logjike (Y) Ects 12
12) ING.INF 211 Algoritmikë dhe Strukturë të Dhënash Ects 6
13) ING.INF 242 Teori e Sinjaleve Ects 6
14) ING.INF 240 Ndërfaqe Grafike Ects 6
15) ING.INF 241 Multimedia Ects 6
16) EGR 232 Bazat e Kontrollit të Sistemeve Ects 6
17) ING.INF 324 Telekomunikacioni Ects 6
18) ING.INF 313 Sistemet Operative & Linux Ects 6
19) INF 322 Baza të Dhënash dhe Programim në Web Ects 6
20) ING.INF 323 Inxhinieri Software Ects 6
21) INF 325 Baza të Inteligjencës Artificiale Ects 6
22) ING.INF 344 Software Aplikativ MatLab Ects 6
23) ING.INF 345 UML(Unified Modeling Language Ects 6
24) INg.INF 343 GIS (Geographical Information System) Ects 6
25) PRC Praktika Ects 5
26) DLP Diplomë Ects 7



































PHY 100 Fizikë (Y)

                Ects 12

Kursi paraqet në mënyrën të përmbledhur bazat e fizikës së përgjithshme (fizika klasike), të të katër pjesëve përbërëse të saj: mekanika, bazat e teorisë molekulare kinetike dhe termodinamika, elektriciteti dhe magnetizmi si dhe optika. Krahas kësaj do të jepen edhe disa elementë të fizikës moderne, si ndërtimi i atomit dhe bërthamës së atomit, rrezatimi i trupit të zi, efekti fotoelektrik, efekti Kompton, elementë të mekanikës kuantike, si hipoteza e Plankut, de Brojlit dhe Ajnshtajnit. Lënda është vjetore. Semestrin e parë do të zhvillohet mekanika dhe termodinamika, kurse semestrin e dytë elektomagnetizmi, optika dhe elementë të fizikës moderne.

MAT 101 Matematikë (Y)

                Ects 12

Programi i lëndës përmban njohuri bazë të analizës matematike, të domosdoshme për të mbështetur disiplina të ndryshme, që zhvillohen në këtë degë. Gjithashtu, jep njohuri për metoda dhe procedura të rëndësishme nga ana teorike mbi terminologjinë, përcaktimet e funksioneve diferenciale, limiteve, integraleve me variabla reale, serive të pafundme, formave të papërcaktuara, koordinatave polare, metodave numerike. Për të kënaqur kërkesat e nivelit universitar në njohuritë e arsyetimit formal, çështjet kryesore përqëndrohen në vektorët në plan dhe në hapësirë, aplikime të integrimit si vëllim, gjatësi harqesh, vlera mesatare, teknika të integrimit, seri të pafundme, koordinata polare dhe ekuacione parametrike

MAT 103 Metoda Llogaritëse

                Ects 6

Lënda ka për qëllim të japë njohuri mbi metodat numerike bazë, që përdoren në inxhinieri si metodat numerike për zgjidhjen e sistemeve lineare dhe jo lineare, metodat e interpolimit dhe të përafrimit të funksioneve, derivimin dhe integrimin numerik, gjetjen e rrënjëve të ekuacioneve, metoda për gjetjen e vektorëve dhe vlerave të veta të matricave katrore, integrimin numerik të ekuacioneve diferenciale me derivate të zakonshme dhe të pjesshme, analizë, interpretim programesh dhe verifikim rezultatesh, shtimi i gabimeve, metodat Runge - Kutta.

MAT 231 Probabilitet dhe Statistikë

                Ects 6

Lënda trajton konceptet bazë të probabilitetit dhe statistikës, si aplikim në degët inxhinierike, aplikimet e shpërndarjeve kryesore dhe teknikave joparametrike, analiza e regresit dhe analiza e variancës. Lënda plotëson kërkesat e një edukimi të përgjithshëm universitar në fushën bazë të njohurive të gjykimit formal.

MAT 102 Algjebër dhe Gjeometri

                Ects 6

Në këtë kurs jepen njohuri të përgjithshme mbi kuptimet themelore të matematikës, njohuri nga algjebra lineare dhe gjeometria analitike, studimi i hapësirave të përgjithshme vektoriale, sistemeve lineare të ekuacioneve, transformimeve dhe kompozimeve lineare, eigenvalues, eigenvectors, diagonalizimi, modelimi dhe ortogonaliteti. Lënda siguron një kalim në matematikën formale .

INF 110 Informatikë (Y)

                Ects 12

Lënda jep një vështrim të përgjithshem mbi kompjuterat, njohuri mbi përpunuesin e tekstit MS-WORD, njohuri mbi MS-Power Point, njohuri mbi MS-Excel, njohuri mbi Internetin, E-mail, puna në rrjetet e kompjuterave dhe siguria në rrjet, Sistemet e numërimit, Metoda informatike e zgjidhjes së një problemi në Pascal, Hyrje në kompjuterat digitale dhe programimin me algoritma. çështjet përfshijnë: ruajtje të dhënash dhe manipulim i tyre, strukturat e kontrollit, funksionet dhe subprogramimi, hyrje në programim në gjuhën C.

ENG 130 Gjuhë e Huaj ( Anglisht )

                Ects 6

Ky kurs është i dizenjuar për studentët me eksperienca bazë dhe të mesme në gjuhën angleze. Kursi zhvillon më tej njohuritë në fushën e përkthimit, zgjerimin e fjalorit, si dhe lexim dhe shkrim të gjuhës angleze, duke dhënë teknika më të avancuara në analizën e fjalive, zgjedhjen e fjalëve dhe njohjen dhe përdorimin e idiomave.

EGR 130 Bazat e Elektroteknikës

                Ects 6

Ky kurs zhvillohet në vitin e parë, në semestrin e dytë dhe studion qarqet elektrike dhe magnetike. Lënda ndahet në katër pjese kryesore: në pjesën e parë përcaktohen madhësitë elektrike dhe komponentët e qarqeve elektrikë; në pjesën e dytë bëhet analiza e parimeve dhe metodave për llogaritjen e qarqeve elektrike, duke trajtuar ligjet kryesore për madhësitë elektrike, në varësi të kohës, duke u ndalur sidomos në regjimin e vazhduar; pjesa e tretë shtrin dhe aplikon në qarqe, që punojnë monofazë në regjim alternat, konceptet dhe metodat e studiuara në fazën e parë; në pjesën e katërt studiohet fusha magnetike si dhe qarqet që bazohen mbi të.

INF 220 Programimi i Orientuar nga Objekti (Y)

                Ects 12

Hyrje në programimin e orientuar nga objekti, duke përdorur një gjuhë programimi të nivelit të lartë, të tillë si Java. Klasat, funksionet, trashëgimia, polimorfizmi dhe operatorët overloading. Metodologjitë e projektimit dhe baza të principeve të inxhinierisë software dhe praktike. Prezantim me strukturat bazë të të dhënave. Një kurs i dytë në programimin e orientuar nga objekti me theksin mbi abstraksionin dhe projektimin e orientuar nga objekti. Mbulohen në detaje strukturat bazë të të dhënave në shkencat kompjuterike, ku përfshihen staket, radhët, skedarët, listat, pemët dhe grafet. Diskutohen koncepte mbi projektimin, analizën dhe verifikimin në kontekstin e tipeve abstrakte të të dhënave. Përdoren shembuj aplikacionesh të fushave numerike dhe simbolike.

ING.INF 221 Arkitektura e Kompjuterave dhe Rrjeta Komunikimi (Y)

                Ects 12

Moduli i parë jep organizimin e kompjuterit: gjuha Assembly, mënyrat e adresimit, arkitekturat RISC dhe CISC, asembluesit, loaders, linkers, njësia aritmetike dhe llogjike, njësitë funksionale hardëare, organizimi input/output, organizimi i memorjes, memorja cache, memorja virtuale, njësia e kontrollit, organizimi parallel pipelining. Moduli i dytë, lënda rrjeta kompjuterike synon të trajtojë konceptet kryesore, terminologjinë dhe teknologjitë në komunikimin e kompjuterave në rrjet dhe komunikimin e të dhënave, projektimin e rrjetave si dhe nocionet bazë të manaxhimit, arkitekturat kryesore të rrjetave si dhe të japë njohuritë e nevojshme mbi funksionet e shtresave të ndryshme, të fusë standartet IEEE në një rrjet kompjuterash si dhe t'i bëjë studentët të familjarizohen me protokollet dhe komponentët e rrjetave.

ING.INF 212 Sisteme Elektronike dhe Rrjetat Logjike (Y)

                Ects 12

Kursi është i organizuar në dy module. Moduli i parë synon të japë njohuri për elementët bazë të qarqeve elektronikë, duke u përqëndruar kryesisht në elementët gjysmëpërçues duke filluar me diodat, tranzistora bipolare, ata me efekt fushe dhe në skemat kryesore të përdorimit të tyre. Kursi gjithashtu, synon të japë dhe të zhvillojë shprehi praktike në zgjidhjen e ushtrimeve, skemave elektronike si dhe ndërtimin dhe studimin e sinjaleve dhe qarqeve të thjeshta elektronike. Në modulin e dytë trajtohen qarqet dixhitale logjike, njohuritë bazë në elektronikën numerike dhe qarqet numerike, njohuri bazë mbi logjikën dhe portat logjike, analizë e sistemeve të ndërtuar me këto qarqe, realizimi i projektimeve të thjeshta në këtë fushë, njohuri bazë të familjeve llogjike, sistemeve kombinatore, sekuenciale, RAM-eve, ROM-eve, transformuesave analogë numerikë dhe numerik - analogë.

ING.INF 211 Algoritmikë dhe Strukturë të Dhënash

                Ects 6

Kursi trajton algoritmat e kompjuterave, projektimin dhe analizën, strategjitë për ndërtimin e zgjidhjeve me algoritma, përfshirë përça-e-sundo, programimi dinamik dhe algoritmat greedy, zhvillimi i algoritmave për arkitekturat paralele dhe të shpërndara, kompleksiteti komputacional, përsa i përket kohës dhe hapësirës për vlerësimin e algoritmave. Jepet një shikim i përgjithshem i klasave të kompleksitetit.

ING.INF 242 Teori e Sinjaleve

                Ects 6

Në këtë lëndë jepen njohuri të përgjithshme mbi sinjalet, zbërthimi i sinjaleve në seri Furie, analiza Furie, kampionimi dhe kuantizimi i sinjaleve, modulimi dhe demodulimi i sinjaleve, njohuri mbi sistemet elektronike dhe proçeset e zhvilluara në to.

ING.INF 240 Ndërfaqe Grafike

                Ects 6

Lënda jep njohuri mbi elementët e sistemeve grafike interaktive dhe modelet kryesore të lidhur si modeli me kamera, modeli gjeometrik, pajisjet hyrje-dalje, perceptimet bazë, aftësitë njohëse dhe performancën e njerëzve dhe faktorëve të jashtëm, që ndikojnë këto aftësi, mjetet, teknikat për të konceptuar, predikuar, vlerësuar ndërveprimin e njerëzve me teknologjinë. Studiohen proceset sistematike për projektimin, vlerësimin dhe korrektimin e sistemeve, për të siguruar paraqitje bazë realiste të objekteve 3D, modelet empirike për ndriçimin dhe futjen e mbushjeve 2D, mekanizmat e selektimit.

ING.INF 241 Multimedia

                Ects 6

Në këtë kurs studentët do të mësojnë rreth medias dixhitale, konceptet, terminologjitë, formatet, trendet, si dhe rreth infrastrukturës së nevojshme për krijimin e produkteve multimedialë. Studentët do të marrin njohuri teorike rreth multimedias dhe nëpërmjet punës praktike në laborator, do të mësojnë teknikat për krijimin, modifikimin dhe shpërndarjen e imazheve dixhitale, audios, videos, animacioneve si dhe website-ve.

EGR 232 Bazat e Kontrollit të Sistemeve

                Ects 6

Sistemet e rregullit automatik të proçeseve, destinacioni, ndërtimi, kriteret, baza matematike dhe kalimi në kompjuter, transformimet e Laplasit, feedback në strukturat e kontrollit, sistemet jolineare dhe sistemet e kontrollit diskret, koncepte bazë në terminologji të kontrollit numerik, shpërndarjen e imazheve dixhitale, audios, videos, animacioneve si dhe website-ve.

ING.INF 324 Telekomunikacioni

                Ects 6

Njohuri bazë në telekomunikacion dhe informacion. Burimet e informacionit dhe njësitë e matjes së tij. Komunikimi dhe principet bazë të tij, sinjalet dhe impulset, tipet e impulseve dhe mënyrat e transmetimit në telekomunikacion. Sistemet e telekomit, objektivat, kushtet e një sistemi. Standartizimi. Kriteret bazë të transmetimit dhe parametrat. Qëllimi dhe principi bazë i modulimit. Multipleksimi dhe kampionimi i sinjaleve. Sistemet numerike të komunikimit, Sinjali PCM dhe DPCM. Sistemet radioure, principi i ndërtimit dhe elementët e tyre.

ING.INF 313 Sistemet Operative & Linux

                Ects 6

Hyrje në konceptet dhe projektimin e sistemeve operative të multiprogramuar. çështjet kryesore përfshijnë: perspektiva historike, procese sekuenciale, procese konkurrente, manaxhim i proceseve, manaxhim i memories, manaxhim i _leve, skedulimi, mbrojtja e burimeve, skedulimi CPU, dedektimi i deadlock dhe shmangia e deadlock, nocioni i proceseve, principet e konkurrencës dhe të sinkronizimit dhe aplikimi i tyre për të shkruar programe/software konkurruese korrekte.

INF 322 Baza të Dhënash dhe Programim në Web

                Ects 6

Hyrje në projektimin dhe implementimin e sistemeve databazë. Përfshihet projektimi i një baze të dhënash praktike për një aplikim, duke përdorur format normale, konceptimi i skemave relacionale databazë, planifikimi dhe implementimi i një bazë të dhënash, duke përdorur software të tillë, si Oracle dhe Microsoft SQL Server, koncepte të avancuara të bazave të të dhënave, që lidhen me tepricën, replikimin, balancimin e ngarkesës, përshtatshmërinë, ODBC dhe JDBC dhe administrimin e sistemeve databazë.

ING.INF 323 Inxhinieri Software

                Ects 6

Hyrje në inxhinieri software. Teori dhe praktikë e projektimit të sistemeve të informacionit, sipas nevojave të përdoruesve. çështjet përfshijnë: informacion të ciklit të jetës së zhvillimit të sistemeve, metodologjitë për analizën e kërkesave, mjete për analizën e sistemeve, rapid prototyping dhe analiza e shpejtë, projektimi i ndërfaqeve të sistemeve, modelet e proceseve software, menaxhim projekti, analizat e kërkesave, sigurimi i cilësisë së software dhe testimi, mjetet dhe teknikat për administrimin e sistemeve kompjuterike, instalimi i sistemeve, sistemet e files dhe strukturat e direktorive, manaxhimi dhe konfigurimi i pajisjeve, administrimi i klientëve, siguria.

INF 325 Baza të Inteligjencës Artificiale

                Ects 6

Ky kurs trajton idetë dhe principet themelore në fushën e inteligjencës së kompjuterave. Trajtohen sistemet eksperte të bazuar në rregulla, sistemet eksperte fuzzy, rrjetat neurale artificiale, kalkulimi evolucionar, sistemet inteligjente hibride dhe inxhinieria e njohurive të sistemeve inteligjente. Studenti mëson të njohë principet themelore prapa sistemeve inteligjente, të mund të zgjedhë sistemin e duhur për një punë të dhënë, të dizenjojnë sisteme të vogla fuzzy, sisteme eksperte të bazuar në rregulla, të eksplorojnë rrjetat neurale artificiale, të implementojë një problem të thjeshtë si algoritëm gjenetik.

ING.INF 344 Software Aplikativ MatLab

                Ects 6

Ky kurs do t'u vijë në ndihmë studentëve për zgjidhjen e një sërë problemesh shkencore, duke përdorur paketën MATLAB. Ata do të mësojnë të ndërtojnë programe për zgjidhjen e problemeve, paraqitjen dhe analizimin e të dhënave, performimin e simulimeve kompjuterike, implementimin dhe testimin e modeleve kompjutacionale, që dalin në një gamë të gjerë disiplinash shkencore. Aplikimet në MATLAB do të kenë si bazë probleme të ndryshme shkencore, që hasen në fusha të ndryshme inxhinierike. është një kurs që zhvillohet në laborator me arsyen për t'i përfshirë studentët në një përvojë më intensive në zgjidhjen e këtyre problemeve. Qëllimi kryesor është "të mësosh duke punuar".

ING.INF 345 UML(Unified Modeling Language

                Ects 6

Kursi aftëson studentët si udhëheqës të skuadrave, si analistë të sistemit, si udhëheqës të projekteve dhe programues. Kursi paraqet tema të rëndësishme, që lidhen me metodologjitë e zhvillimit, duke përdorur klasa dhe objekte, konfigurim të shumëfishtë, me trashëgimi, me parimin e ripërdorimit, analiza e kërkesave

INg.INF 343 GIS (Geographical Information System)

                Ects 6

Kjo lëndë përkon me manaxhimin dhe analizën e informacionit gjeografik, hyrje në metodat e manaxhimit dhe procesimit të informacionit gjeografik, modelet dhe struktura e të dhënave për informacion, geographic data input, manipulimi i të dhënave dhe data storage, analiza e gabimeve.

PRC Praktika

                Ects 5

DLP Diplomë

                Ects 7