Dr. Myzafer ELEZI

 

Dr. Myzafer Elezi ka lindur në Tepelenë, në vitin 1970. Në vitin 1998 ka përfunduar studimet e larta në Akademinë e Rendit, në Tiranë. Ndërsa në vitin 2008 ka përfunduar studimet në Fakultetin e Ekonomisë dhe Drejtësisë, në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë. Gjithashtu, në vitin 2010 ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë, në UET, Tiranë, në programin Master i Nivelit të Dytë “E Drejtë Publike / Penale”, ndërsa në vitin 2012 ka përfunduar studimet në Fakultetin e Shkencave Sociale, Departamenti i Shkencave Politiko-Administrative në Albanian University, në programin Post-Master “Studime mbi Sigurinë”. Ndërsa në vitin 2015 ka fituar gradën shkencore “Doktor” në fushën e drejtësisë “E Drejtë Publike”. Aktualisht ka përmbushur detyrimet akademike dhe është në proces për fitimin e titullit “Profesor i Asociuar”.

Nga viti 1994 – 2000 dhe nga 2005-2016 ka punuar në strukturat e Policisë së Shtetit në nivel vendor dhe qendror, ku ka kryer detyra të ndryshme, nivel drejtues, kryesisht në sektorin e Policisë Kriminale, si dhe në Drejtorinë e Bashkëpunimit dhe Koordinimit Ndërkombëtar, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Në periudhën 2014 – 2016 ka punuar si Shef i Kurrikulave dhe Kontrollit të Cilësisë në Akademinë e Sigurisë, Tiranë.

Nga muaji Tetor 2016 e në vijim është staf akademik me kohë të plotë në Departamentin e Drejtësisë dhe Shkencave Politike, në Kolegjin Universitar “Pavarësia Vlorë”. Me Vendim nr. 30, datë 03.05.2017 të Senatit Akademik, Dr. Myzafer ELEZI është emëruar Zëvendës Rektor për Kërkimin Shkencor, në Kolegjin Universitar “Pavarësia Vlorë”.

 

Z. Elezi ka kryer disa trajnime brenda dhe jashtë shtetit të suportuara nga organizatat ndërkombëtare si MAPE, PAMECA, OSCE, ICITAP, EUROPOL, etj. Është autor i dhjetëra artikujve shkencor të botuara brenda dhe jashtë vendit, si dhe pjesëmarrës e referues në disa konferenca shkencore të zhvilluara në Shqipëri dhe në vende të tjera të BE-së. Gjithashtu, është autori i librit “Bashkëpunimi Policor Ndërkombëtar”, botuar në vitin 2016.

Kolegji Universitar “Pavarësia Vlorë”  që në statutin e themelitmit të saj ka të mirë përcaktuar misionin.  Nga viti në vit, KUPV ka reflektuar për misionin e saj, duke e përshtatur dhe ndryshuar aty ku është parë e nevojshme por pa e transformuar totalisht atë.

 

Kolegji Universitar “Pavarësia Vlorë” është institucion jopublik i arsimit të lartë, me karakter akademik dhe shkencor, i pavarur dhe laik dhe si i tillë ai gëzon liri akademike, autonomi financiare, organizative dhe të përzgjedhjes së personelit.

 

Kolegji Universitar “Pavarësia Vlorë” ka si mision “Formimin e studiuesve dhe speciliastëve të rinj në fushat e: drejtësisë, ekonomisë, shkencave politike, inxhinierisë informatike, arkitekturës; edukimit fizik dhe sporteve, inxhinierisë elektronike dhe elektroteknike, teknologjisë së informacionit, inxhinierisë software, mekatronikës, dizajnit, menaxhim biznesit, të turizmit dhe menaxhimit turistik e mjedisor, të drejtës mjekësore, të administrimit dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, noterisë dhe të drejtës pronësore, të marrëdhënieve publike”. 

Kolegji Universitar “Pavarësia Vlorë" (në vijim KUPV) është krijuar në bazë të Ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, dhe është liçensuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr. 279, datë 12.03.2009 “Për dhënien e Lejes për Hapjen e Kolegjit Universitar “Pavarësia Vlorë”. Me Urdhër nr. 238, datë 30.04.2010 të ministrit të Arsimit dhe Shkencës është dhënë leja për ushtrimin e veprimtarisë akademike në përputhje me liçencat e dhëna për hapjen e programeve të studimit, si diplomë e nivelit të parë (DNP) në: 

a. Drejtësi

b. Ekonomi;

c. Shkenca Politike

d. Inxhinieri Informatike;

e. Diplomë e Integruar e Nivelit të Dytë (DIND) në Arkitekturë.

 

KUPV është liçensuar për hapjen e programeve të reja të studimit të ciklit të dytë, me Urdhër nr. 388, datë 10.08.2011 të ministrit të Arsimit dhe Shkencës, bazuar në Vendimin nr. 149, datë 18.02.2011 të Këshillit të Akreditimit, “Për hapjen e programeve të reja të studimit “Master Profesional” dhe “Master i Shkencave” dhe fillimin e veprimtarisë akademike për këto programe”. 

Akreditimi i parë institucional i KUPV është bërë me Urdhër nr. 290, datë 09.07.2012 të ministrit të Arsimit dhe Shkencës “Për Akreditimin Institucional dhe të disa programeve të studimit të  Kolegjit Universitar “Pavarësia Vlorë”, bazuar në vendimin nr. 340, datë 08.06.2012 të këshillit të Akreditimit të arsimit të Lartë. Krahas akreditimit institucional, me këtë urdhër u akredituan edhe programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor” në :

a. Inxhinieri Informatike;

b. Ekonomi;

c. Drejtësi;

d. Shkenca Politike.

 

KUPV i hapi dyert për herë të parë në vitin akademik 2009-2010, me rekrutimin e studentëve nga pothuajse të gjitha trevat e jugut të vendit. 

Fillimisht KUPV ishte i përbërë nga dy njësi kryesore, si më poshtë: 

1- Fakulteti i Ekonomisë dhe Shkencave Shoqërore, me programet e studimit “Drejtësi”, “Ekonomi” dhe “Shkenca Politike”.

2- Fakulteti i Shkencave të Aplikuara, me programet e studimit “Inxhinieri Informatike”, dhe “Arkitekturë”.

Që në fillim të krijimit të tij, KUPV ka pasur si qëllim të jetë një universitet ndryshe. Ai e bazon punën e tij në eksperiencat më të mira perëndimore akademike. Studentët janë në qendër të vëmendjes në të gjitha aktivitetet dhe proceset. Mënyra e organizimit, jeta universitare, programet e studimit etj, kanë për qëllim të jenë të ngjashme me ato të eksperiencave më të mira perëndimore. 

KUPV që në fillim punoi sipas parimeve të Kartës Evropiane duke kombinuar këtë të fundit, me mënyrën e vlerësimit të sistemit amerikan. Kjo është bërë me qëllim që studenti i diplomuar në KUPV të ketë lexueshmëri dhe njohje të diplomës së tij në vende të ndryshme të botës qoftë për studime të mëtejshme, qoftë për punësim. Institucioni lëshon diploma të shkruara në gjuhën shqipe dhe vlerësimi shprehet sipas sistemit ECTS. 

Një tjetër veçori e tij është fakti se KUPV ka krijuar lidhje të vazhdueshme me komunitetin vlonjat, duke tentuar gjatë gjithë kohës të krijojë ura bashkëpunimi me institucionet rajonale të zhvillimit të Vlorës. 

Në këto shtatë vite eksperiencë, KUPV ka pësuar rritje dhe transformime cilësore dhe sasiore, horizontale dhe vertikale. Me hyrjen në fuqi të Ligjit nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Republikën e Shqipërisë”, KUPV pësoj ndryshim, duke kaluar në Kolegji Profesional “Pavarësia Vlorë”. Me Urdhër nr. 586, datë 15.12.2016 të ministrit të Arsimit dhe Sportit u miratua Statuti i Kolegjit (KUPV).

Sot institucioni numëron 11 programe studimi aktive me profile përkatëse në të dy ciklet, mbi pesëqind studentë, 42 punonjës si personel akademik me kohë të plotë, dhe 12 punonjës si personel akademik me kohë të pjesshme (7 të jashtëm dhe 5 të ftuar). Në programin “Drejtësi” janë angazhuar si staf akademik të jashtëm edhe dy gjyqtarë me titull “Magjistër”, të cilët kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës. Struktura akademike është organizuar në dy njësi kryesore, dhe gjashtë njësi bazë, si më poshtë:

 

Njësi kryesore:

1. Fakulteti i Ekonomisë dhe Shkencave Shoqërore.

2. Fakulteti i Shkencave të Aplikuara.

 

Njësi bazë:

1. Departamenti i Ekonomisë;

2. Departamenti i Drejtësisë dhe Shkencave Politike;

3. Qendra Kërkimore e Shkencave Humane;

4. Departamenti i Inxhinierisë Informatike;

5. Departamenti i Arkitekturës;

6. Qendra Kërkimore e Shkencave të Aplikuara.

 

Theksojmë se dy qendrat kërkimore shkencore, si njësi bazë të fakulteteve, u krijuan me strukturën e vitit akademik 2016 - 2017, me Vendim nr. 20, datë 15.08.2016 të Senatit Akademik të SHPALPV, dhe filluan funksionimin si qendra menjëherë pas miratimit të Statutit, në përputhje me kërkesat e LAL.