Printo

Konteksti i Konferencës:

Kolegji Universitar “Pavarësia Vlorë” ka kënaqësinë të ftojë cdo gjimnazist, student, profesionist, kërkues, aktivist politik, aktivist të shoqërisë civile dhe profesionist të ri, në Konferencën e Parë Rinore “Europe ↔You(th)".

 

Qëllimi i Konferencës është të sjellë bashkë në një Forum për të shkëmbyer ide, perceptime dhe këndvështrime mbi Integrimin e Shqipërisë në BE, të diskutojnë dhe të argumentojnë qasjet e tyre mbi anëtarësimin e mundshëm, efektet në qytetarët, ekonominë, sfidat dhe perspektivat e pritshme për Shqipërinë, por edhe më gjerë, në Rajon.  

 

Konferenca është konceptuar në kuadër të javës së Europës, në një kontekst politik ku vëmendja, angazhimi është kah intensifikimit të përpjekjeve për të çuar përpara procesin e integrimit europian të vendit, për të nisur sa më parë procesin e negociatave për anëtarësim. Por, sa të informuar janë veçanërisht të rinjtë për këtë proces, për mundësitë që ju ofrohen dhe në cilat fusha; a i përgjigjet dinamika e zhvillimeve politike në kuadër të integrimit nevojave dhe kërkesave të tyre?

 

Pranimi i Punimit: 25 Prill 2018  
Njoftimi për Pranimin e Punimit: 27 Prill 2018  
Data e Organizimit:  7-8 Maj 2018  

Punimet duhet të jenë origjinale, të papublikuara më parë ose në proces publikimi.
Abstrakti duhet të jetë midis 150-250 fjalë, dhe punimi duhet të jetë jo më pak se 3 faqe, Times New Roman, 12, Justify, Single Spaced dhe i formatuar sipas template. 

Registration Fee Free

 

Kontakt: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo., Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. 
 

Thirrja për Pjesëmarrje      Formati i Punimit

Vizita: 1060