Printo

*Transferime Master                       Transferime Bachelor

 

Transferimi në programet Master

 

SHPAL “Pavarësia” pranon transferime të studentëve të ciklit Master në vitet e ndërmjetme nga shkollat e tjera universitare vendase, ose të huaja, publike ose jopublike dhe lejon transferimin e studentëve të saj në shkolla të tjera, sipas disa procedurave dhe një dokumentacioni të kërkuar. Studenti që dëshiron të transferohet nga një shkollë tjetër universitare në SHPAL “Pavarësia” për të ndjekur programet Master, duhet të paraqesë:

 

Njohja e krediteve të transferimit

Dokumentacioni i nevojshëm për transferim i përcillet departamentit që mbulon degën përkatëse. Ky i fundit, duke marrë edhe mendimin e departamenteve të tjera, kur është e nevojshme, bën vlerësimin e lëndëve sipas planeve dhe programeve mësimore të SHPAL “Pavaresia”, kryen transferimin e krediteve dhe vlerësimeve dhe përcakton detyrimet plotësuese që studenti do të duhet të shlyejë. Vlerësimi i përcillet dekanit të fakultetit. Mbështetur në këtë vlerësim, dekani i fakultetit, brenda 15 ditëve, vendos lidhur me pranimin, ose jo të kërkesës së studentit dhe në rast pranimi urdhëron transferimin .

SHPAL (nëpërmjet departamenteve), bazuar në dokumentacionin e paraqitur, bën vlerësimin e lëndëve sipas planeve dhe programeve mësimore të SHPAL-së, kryen transferimin e krediteve dhe vlerësimeve, si dhe përcakton kursin dhe semestrin ku duhet të vijojë aplikanti dhe detyrimet plotësuese që ai do të duhet të shlyejë.

 

Regjistrimi pas miratimit te transferimit

 

Me studentët e transferuar SHPAL-ja lidh marrëveshje regjistrimi, e cila parashikon detyrimet e ndërsjella të palëve, parashikuar në rregulloren e Institucionit.




Vizita: 3996