Zyra e B.Njerëzore ,Marrëdhënie me Publikun dhe Shërbimeve

Loading...

Zyra e Zhvillimit të Kurrikulave

Drejtor: Marjeta Bonjako

E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Përgjegjësi dhe kompetenca

Zyra e Zhvillimit të Kurrikulave merret me përgatitjen e programeve të reja të studimit për të gjitha nivelet dhe rishikimin periodik të programeve të liçensuara që ofrohen në SHPALPV.

  • Siguron përputhshmërinë e kurrikulës me kërkesat e legjislacionit për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë.

  • Vlerëson propozimet e Asamblesë së Ortakëve ose të subjektit juridik për hapjen e programeve të reja të studimit, ndryshimin ose riorganizimin e programeve ekzistuese dhe përgatit një raport vlerësimi.

  • Mbledh programet e lëndëve të ofruara në secilin cikël studimi, pas miratimit të tyre nga autoriteti përkatës, verifikon respektimin e formatit dhe parimeve të përcaktuara për hartimin e tyre dhe raporton për gjendjen tek Rektori.

  • Mbështet Njësinë  e Brendshme të Sigurimit të Cilësisë në rastet e përgatitjes së raporteve për vlerësime të programeve të studimit, si për qëllim akreditimi, ashtu edhe për rastet e hapjes së programeve të reja, gjithmonë brenda kompetencës së saj, për çështje të kurrikulave dhe mësimore-kërkimore.  

  • Zyra mund të kërkojë edhe mendimin e ekspertit, sipas fushës dhe problematikës, në përgatitjen e materialeve të kërkuara, ose të raporteve të vlerësimit.



Zyra e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Projekteve  

Drejtor: Saniela Xhaferi
E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Përgjegjësi dhe kompetenca

Zyra e Marrëdhënieve me Jashtë dhe projekteve ka këto detyra kryesore:

  • Mban, organizon, koordinon, zgjeron dhe administron marrëdhëniet me jashtë të SHPALPV-së me të tretët, organizma homologë ose të ngjashëm, për lidhjen e forcimin e marrëdhënieve dy dhe shumëpalëshe.

  • Luan një rol ndihmës dhe koordinues me njësitë e tjera të institucionit, duke dhënë informacionin dhe asistencën e nevojshme për hartimin, ndjekjen dhe realizimin e projekteve në funksion të procesit mësimor e të kërkimit shkencor, si dhe duke mbajtur kontaktet me donatorët. Përgatit dhe mban lista të plota e të përditësuara të kontakteve me donatorët si dhe të kushteve për pjesëmarrje në projektet e tyre.