Printo

 

Prof. Dr. Luan GJONÇAJ, aktualisht është Rektor në Kolegjin Universitar “Pavarësia Vlorë”.

Z. GJONÇAJ qysh prej vitit 1983 ka fituar gradat shkencor: “Kandidat i shkencave juridike”, “Doktor i shkencave”, titujt ”Docent” dhe në vitin 1999 ka fituar titullin “Profesor”.

Gjatë karrierës së vet, Prof. Dr. Luan GJONÇAJ ka punuar në poste të rëndësishme në ministrinë e Punëve të Jashtme dhe diplomaci, ministrinë e Drejtësisë, si drejtor në Policinë e Burgjeve, etj. Karrierën akademike e ka nisur si pedagog dhe me vonë drejtor i Akademisë së Policisë. Nga viti 2003 ka punuar si pedagog i Kriminologjisë dhe Penologjisë në Universitetin “Luarasi”. Më vonë ka qenë dekan i Fakultetit Juridik në Universitetin Jopublik Justiniani I”  më pas rektor i po këtij Universiteti. Në vitin 2011 është emëruar dekan i Fakultetit të Shkencave Shoqërore dhe Drejtësisë në Universitetin Amerikan të Tiranës.

Nga muaji Korrik 2014, Prof. Dr. Luan GJONÇAJ është emëruar rektor në SHPAL “Pavarësia”.

Për shumë vite Prof. GJONÇAJ ka qenë anëtar i komisionit për dhënien e gradave dhe titujve shkencorë, si dhe anëtar i jashtëm i komisionit të akreditimit. 

Prof. GJONÇAJ është autor dhe bashkautor i shumë teksteve mësimorë, librave, si dhe i artikujve shkencorë, të cilët janë botuar në revista prestigjioze, si brenda, ashtu edhe jashtë vendit. Ai është njohës i mirë i disa gjuhëve të huaja.

 

Vizita: 4117