KUPV “Pavarësia” pranon transferime të studentëve në vitet e ndërmjetme nga shkollat e tjera universitare vendase, ose të huaja, publike ose jopublike dhe lejon transferimin e studentëve të saj në shkolla të tjera, sipas disa procedurave dhe një dokumentacioni të kërkuar. Studenti që dëshiron të transferohet nga një institucion tjetër i arsimit të lartë tek KUPV “Pavarësia” duhet të paraqesë:

Kërkesën me shkrim drejtuar dekanit të fakultetit përkatës, ku të parashtrojë arsyet e transferimit dhe emrin e shkollës universitare, nga e cila ka kërkuar të transferohet. Formulari i kërkesës për transferim merret në sekretarinë e fakultetit;

Vërtetimin apo çertifikatën e ç’regjistrimit  nga shkolla universitare;

Vërtetimin nga shkolla universitare për lëndët e shlyera në atë shkollë, me notat përkatëse dhe kreditet e fituara;

Një kopje të programeve të lëndëve të shlyera në shkollën universitare;

Një kopje të noterizuar të diplomës së shkollës së mesme;  

Kopje të kartës së identitetit;

Studenti që kërkon të ndërpresë studimet në KUPV duhet të tërheqë dokumentacionin e mësipërm kundrejt pagesës  prej 5.000 lekë. 

Njohja e krediteve të transferimit: 

Dokumentacioni i nevojshëm për transferim i përcillet departamentit që mbulon degën përkatëse. Ky i fundit, duke marrë edhe mendimin e departamenteve të tjera, kur është e nevojshme, bën vlerësimin e lëndëve sipas planeve dhe programeve mësimore të KUPV “Pavaresia”, kryen transferimin e krediteve dhe vlerësimeve dhe përcakton detyrimet plotësuese që studenti do të duhet të shlyejë.

Vlerësimi i përcillet dekanit të fakultetit. Mbështetur në këtë vlerësim, dekani i fakultetit, brenda 15 ditëve, vendos lidhur me pranimin, ose jo, të kërkesës së studentit dhe në rast pranimi urdhëron transferimin .

KUPV (nëpërmjet departamenteve), bazuar në dokumentacionin e paraqitur, bën vlerësimin e lëndëve sipas planeve dhe programeve mësimore të KUPV-së, kryen transferimin e krediteve dhe vlerësimeve, si dhe përcakton kursin dhe semestrin ku duhet të vijojë aplikanti dhe detyrimet plotësuese që ai do të duhet të shlyejë.

Regjistrimi pas miratimit te transferimit

 Me studentët e transferuar, KUPV-ja lidh marrëveshje regjistrimi, e cila parashikon detyrimet e ndërsjella të palëve, parashikuar në rregulloren e Institucionit.
KUPV “Pavarësia” pranon transferime të studentëve të ciklit Master në vitet e ndërmjetme nga shkollat e tjera universitare vendase, ose të huaja, publike ose jopublike dhe lejon transferimin e studentëve të saj në shkolla të tjera, sipas disa procedurave dhe një dokumentacioni të kërkuar. Studenti që dëshiron të transferohet nga një shkollë tjetër universitare në KUPV “Pavarësia” për të ndjekur programet Master, duhet të paraqesë:

Kërkesën me shkrim drejtuar dekanit të fakultetit përkatës, ku të parashtrojë arsyet e transferimit dhe emrin e shkollës universitare, nga e cila ka kërkuar të transferohet. Formulari i kërkesës për transferim merret në sekretarinë e fakultetit;

Vërtetimin nga shkolla universitare për lëndët e shlyera në atë shkollë me notat përkatëse dhe kreditet e fituara;

Një kopje të programeve të lëndëve të shlyera në shkollën universitare;

Një kopje të noterizuar të diplomës së ciklit të parë të studimeve;

Nje fotokopje të kartës së identitetit; 

Njohja e krediteve të transferimit

Dokumentacioni i nevojshëm për transferim i përcillet departamentit që mbulon degën përkatëse. Ky i fundit, duke marrë edhe mendimin e departamenteve të tjera, kur është e nevojshme, bën vlerësimin e lëndëve sipas planeve dhe programeve mësimore të KUPV “Pavaresia”, kryen transferimin e krediteve dhe vlerësimeve dhe përcakton detyrimet plotësuese që studenti do të duhet të shlyejë. Vlerësimi i përcillet dekanit të fakultetit. Mbështetur në këtë vlerësim, dekani i fakultetit, brenda 15 ditëve, vendos lidhur me pranimin, ose jo të kërkesës së studentit dhe në rast pranimi urdhëron transferimin .

KUPV (nëpërmjet departamenteve), bazuar në dokumentacionin e paraqitur, bën vlerësimin e lëndëve sipas planeve dhe programeve mësimore të KUPV-së, kryen transferimin e krediteve dhe vlerësimeve, si dhe përcakton kursin dhe semestrin ku duhet të vijojë aplikanti dhe detyrimet plotësuese që ai do të duhet të shlyejë.

Regjistrimi pas miratimit te transferimit

Me studentët e transferuar KUPV-ja lidh marrëveshje regjistrimi, e cila parashikon detyrimet e ndërsjella të palëve, parashikuar në rregulloren e Institucionit.

Kontakt

Bulevardi Vlorë Skelë
PO.Box Posta Vlorë Albania Shqipëri Vlorë
Albania
AL-9401
Vlorë

+355 33 411 555/666