Print

Sot, në ambjentet e SHPAL “Pavarësia”,Vlorë, u mbajt një takim me Konsullin Palestinez, Z. Karam Farraj, i cili ka dy vjet, që shërben si konsull në Ambasadën Palestineze në Shqipëri. Më parë Z. Farraj ka shërbyer si konsull i ambasadës  palestineze në Danimark, Norvegji dhe Suedi. Përveçse një diplomat, Z.Farraj është edhe një akademik. Ai jep rreth 170 leksione në vit në universitete të ndryshme europiane. Në takimin e sotshëm, Z. Farraj bëri një paraqitje  të përgjithshme të arsimit të lartë palestinez. Palestina është vendi me popullsinë më të arsimuar në botë, sipas UNESCO. Universitetet palestineze janë të një niveli mjaft të lartë, si psh Birzeit University, ku studiojnë mjaft studentë anglez, duke qënë se diplomat e lëshuara nga Birzeit University janë ekuivalente me ato që lëshon edhe Cambridge University. Zv.Rektori i SHPAL “Pavarësia”, Z.Siri Hoxha i prezantoi Z.Farraj historikun e SHPAL “Pavarësia”, arritjet dhe sfidat me të cilat është përballur institucioni. Z. Farraj përgëzoi drejtuesit dhe stafin e SHPAL “Pavarësia”, për punën e mirë në ngritjen e një institucioni seriozë të arsimit të lartë në Shqipëri. Midis Z.Farraj dhe Zv.Rektorit të SHPAL “Pavarësia”, u diskutua mundësia e realizimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit midis universiteteve palestineze dhe SHPAL “Pavarësia”, në kuadër të shkëmbimit të studentëve apo të stafit akademik, të programeve të përbashkëta të studimit, të kërkimit shkencor, etj.

Foto Galeri Kliko Këtu

Hits: 2919