Në kuadër të aktiviteteve studentore kurrikulare  të parashikuara për vitin akademik 2017-2018 jashtë ambienteve të Kolegjit Universitar “Pavarësia Vlorë”, datë 7 Dhjetor 2017, ora 12:30  një grup studentësh të Departamentit të Drejtësisë dhe Shkencave Politike morën pjesë në një aktivitet të zhvilluar nga Qendra e Informimit e Bashkimit Evropian në Vlorë...

Njoftojmë se Kolegji Universitar "Pavarësia Vlorë" në bashkëpunim me Youth Innovation Center organizojnë trajnimin me temë "How to Brand Yourself". Qëllimi i këtij trajnimi është t'i njoh pjesëmarrësit me mundësitë që i rrethojnë dhe t'ju mësojë metodat dhe teknikat për të promovuar veten dhe atë që dijnë të bëjnë në 4 bazat e jetës së tyre; shoqëri, universitet, intervistë pune dhe në punë.

Kemi kënaqësinë t’Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën shkencore ndërkombëtare me temë “Konsolidimi i shtetit dhe sfidat eurointegruese”, e cila organizohet nga Fakulteti i Administratës Publike i Kolegjit AAB, në bashkëpunim me Kolegjin Universitar "Pavarësia Vlorë",  Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë, Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës dhe Universitetin Shtetëror  të Tetovës.

Në kuadrin e  marrëveshjes së bashkëpunimit mes dy institucioneve tona, përkatësisht Kolegjit Universitar “Pavarësia Vlorë” (KUPV) dhe Institutit Kanadez të Teknologjisë (CIT), për të dytin vit radhazi vijuan me sukses rrugën e bashkëpunimit, ku ndër shumë të tjera, konkretizimi i këtij bashkëpunimi përfshin organizimin e konferencave shkencore. Vizioni i të dy institucioneve tashmë është i qartë dhe tregon...