Fakulteti i Ekonomise dhe Shkencave Natyrore levron studime ne Ekonomi, Drejtesi dhe Shkenca Politike. Diplomat e fituara prej studenteve tane ne keto dege dhe njohurite e aftesite e fituara prej tyre ne fushat e:
- organizimit dhe drejtimit te biznesit e ekonomise ne pergjithesi,
- sistemin e drejtesise, rendesine, funksionimin, mbarevajtejen e tij,
- ne fushen e politikave rajonale, europiane e kombetare dhe impaktin e tyre ne zhvillimin politik, shoqeror e ekonomik te vendit,

jane jo vetem nje garant i punesimit dhe zhvillimit te karrieres se studenteve tane, por i sigurojne atyre dhe vete Universitetit, nje vend dhe mundesi reale kontribuimi ne zhvillimin tone ekonomik e social.

Kursi i Studimit ne Ekonomi eshte ndertuar per formimin e studentit ne fushen e organizimit, administrimit dhe permiresimit te organizatave te biznesit dhe zhvillimin e operacioneve ne organizata ne teresi ne gjithe funksionet baze te saj: finance-kontabilitet, administrim, marketing, etj. Ky kurs, ofrohet permes nje kurrikule te strukturuar e cila reflekton ne menyre te ekuilibruar njohurite mbi ekonomine duke shkuar nga ajo e ndermarrjes se vecante e deri te ndertimi e kuptimi i kuadrit te pergjithshem ekonomik brenda te cilit levizin gjithe organizatat e biznesit. Ne te njejten kohe, programi didaktik i kursit, tekstet baze dhe ato refenciale, perfaqesojne nje kombinim unik qe pergatit staf te afte per te zhvilluar suksesshem gjithe funksionet e specializuara ne organizzata dhe ne te njejten kohe per te vazhduar pa asnje lloj kufizimi, studimet ne ciklin e dyte ne gjithe profilet e ekonomise dhe manaxhimit.

Kursi i studimit ne degen Drejtesi ka si objektiv te saj themelor diplomimin e individeve qe kane njohuri baze ne fushen e te drejtes pas perfundimit te tre viteve te ciklit te pare te studimeve. Pas perfundimit te ketij cikli studimi, studenti do te jete i afte per te analizuar fenomene, ngjarje, koncepte, ligje apo politika, si dhe do te jete i pregatitur per t’u pershtatur me mire dhe me shpejte me pozicionet baze te tregut te punes. Studimi ne kete dege realizohet ne dy nivele: nivelin baze dhe ate te specialitetit, te strukturuar sipas parimeve dhe standarteve europiane te arsimit te larte.
Te dy ciklet e studimit me karakteristikat e tyre specifike garantojne arsimin baze te karakterit te pergjithshem dhe me pas formimin special.
Cikli i dyte i studimit ka per qellim pregatitjen e specialisteve ne fusha te ndryshme, ku me kryesoret do te jene: fusha tregtare
(Jurist Ndermarrje), fusha e te drejtes administrative (Jurist i Administrates Publike), fusha bankare (Jurist i Sistemit Bankar) etj.
Ne zhvillimin e kurrikules universitare jane marre per baze programet e studimt te vendeve te BE-se, praktikat dhe pervojat ligjore te demokracive te zhvilluara.

Kursi i Studimit ne Shkenca Politike artikulohet ne dy nivele: ate baze dhe te specializimit sipas parimeve dhe kerkesave te Marreveshjes se Bolonjes. Te dy keto nivele ne menyre pak a shume te theksuar dhe me karakteristikat e tyre specifike, garantojne nje formim me karakter polivalent pra ne te njejten kohe juridik, ekonomik, historik dhe social-politologik. Kursi pergatit ne menyre te vecante specialiste te karrieres diplomatike dhe konsullore, te hapesires se gjere te komunikimit, me detyra drejtuesi dhe funksionare te shume organizatave si publike dhe private brenda dhe jashte vendit, duke patur parasysh dhe fenomenet e integrimit evropian dhe globalizimit ekonomik si dhe rolin paresor gjeostrategjik qe ze vendi yne ne rajon. Ne hartimin e programeve mesimore eshte pasur parasysh programi i universiteteve te vendeve te BE-se, qe i pajisin studentet me njohuri te pergjithshme dhe specifike ne te gjitha deget.