Reth nesh
Kolegji Universitar “Pavarësia Vlorë”, është Institucion i Arsimit të Lartë Privat i krijuar në bazë të Ligjit nr. 8461, datë 25.2.1999, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i shfuqizuar me Ligjin nr. 9741, datë 21.05.2007, i ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 156, datë 22.3.2001, “Për shkollat private në Republikën e Shqipërisë”, lejes së posaçme për hapjen e kësaj shkolle, KU “Pavarësia Vlorë”, u licensua me datë 12.03.2009 me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 279, hyrë në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare” nr 41/2009.
Institucioni KU “Pavarësia Vlorë” rimerr akreditimin institucional më datë 20.10.2017 të vlefshëm deri më 19.10.2020, me Vendim të Bordit të Akreditimit nr. 94.
KU “Pavarësia Vlorë” është licensuar për hapjen e e programeve të reja të studimit, të ciklit të dytë, të dhënë me Urdhërin e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës No. 388, Prot. 4342, dt. 10.08.2011 mbështetur ne vendimin e Agjensisë së Akreditimit No.149 dt 18.02.2011, “Për hapjen e programeve të reja të studimit, “Master Profesional” e “Master i Shkencave” dhe fillimin e veprimtarisë akademike për këto programe, pranë KU “Pavarësia Vlorë”.
T’i japësh dije studentit nuk do të thotë t’i kalosh mekanikisht atij një informacion të gjerë mbi një fushë. Përmes dijes i duhen ushqyer atij pasione, vizione, zotësi. Një i shkolluar mirë është siguri për një të ardhme më të mirë nesër, për të dhe për shoqërinë në të cilën ai jeton.
Cilësia mbi sasinë është raporti përcaktues në jetëgjatësinë dhe vërtetësinë e një institucioni të vërtetë arsimor. Cilësia në mësimdhënie i jep studentit më tepër se një diplomë.
Kështu, Kolegji Universitar “Pavarësia Vlorë”, i licensuar më datë 12. 03. 2009, me vendim të Këshillit të Ministrave nr. 279, hyrë në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare” nr. 41/2009, vjen në hapësirën universitare shqiptare e më gjerë, europiane, me një mision të qartë dhe me një identitet të mirëprojektuar.
Kolegji Universitar “Pavarësia Vlorë” ka hapur dyert me synimin që të jetë vendi ku formohen profesionalisht dhe vënë bazat e së ardhmes të gjithë ata studentë të cilët kërkojnë arsim cilësor.
Hapja e kolegjit tonë universitar në Vlorë kërkon ta shndërrojë këtë qytet nga një qendër e turizmit shqiptar dhe, modestisht, në një pikë tërheqëse për arsimim të lartë për të rinjtë e interesuar vërtet për dije. Kolegji Universitar “Pavarësia Vlorë” është dhe një vlerë e shtuar intelektuale, kulturore dhe qytetarie, për qytetin bregdetar në veçanti dhe për rajonin në përgjithësi.
Me Fakultetin e Ekonomisë dhe Shkencave Shoqërore dhe Fakultetin e Shkencave të Aplikuara, oferta e studimit e Kolegjit Universitar “Pavarësia Vlorë” paraqitet jo vetëm e pasur dhe e larmishme në fusha studimi dhe tituj diplomash, por është njëkohësisht dhe garantuese e zhvillimit profesional të studentëve dhe e punësimit të tyre nesër.
Kolegji ynë, si një institucion i arsimit të lartë që forcon proceset didaktike e formuese, përqendrohet dhe përfshihet në mënyrë të pareshtur në kërkimin shkencor dhe në nivele europiane. Kjo i shërben shndërrimit në një institucion thuajse kërkimor, i cili i plotëson standardet bashkëkohore ndërkombëtare të arsimit të lartë dhe i forcon ato. Krahas rritjes akademike të studentëve, vëmendja jonë nuk lë jashtë saj dhe përparimin akademik e shkencor të personelit mësimdhënës dhe të ekspertëve tanë, që nëpërmjet marrëveshjeve tona me partnerët europianë, e përgjithësisht ndërkombëtarë, ata të zhvillojnë e drejtojnë kërkime të mirëfillta shkencore, me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Vlorës e rajonit.
Me urimet më të mira për një rrugëtim të suksesshëm së bashku, me një mirëseardhje të sinqertë, ju themi veç: ju mirëpresim!
a) Ofrimin e arsimimit të lartë dhe veprimtarisë krijuese në fushën juridike, të ekonomisë, të shkencave politike, të informatikës, të arkitekturës; në fushën e administrimit, të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të diplomacisë, të marrëdhënieve publike, të të drejtës publike dhe private, kontabilitetit, financave dhe bankave, inxhinierisë informatike dhe informatikës ekonomike, programeve data, mekatronikës, dizajnit; në fushën inxhinierike, të mësuesisë, pedagogjisë e psikologjisë, në aktuaristikë, në fushën e sporteve dhe edukimit fizik, të mjekësisë, farmacisë, stomatologjisë, infermierisë, veterinarisë, fizioterapisë e të drejtës mjekësore, në fushën e arteve dhe të turizmit, të mbrojtjes dhe zhvillimit ambiental, etj.;
b) Zhvillimin dhe mbrojtjen e dijeve nëpërmjet mësimdhënies dhe veprimtarisë akademike që kryhet brenda dhe jashtë vendit;
c) Formimin e studiuesve të rinj në fushat teorike të vlerësimit: të drejtësisë, ekonomisë, shkencave politike, inxhinierisë informatike, arkitekturës; edukimit fizik dhe sporteve, inxhinierisë elektronike dhe elektroteknike, teknologjisë së informacionit, inxhinierisë software, mekatronikës, aktuaristikës, inxhinierisë së ndërtimit, dizajnit, menaxhim biznesit, të turizmit dhe menaxhimit turistik e mjedisor, zhvillimit ambiental, të drejtës mjekësore, të administrimit dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, noterisë dhe të drejtës pronësore, të marrëdhënieve publike, etj.;
d) Thellimin e kualifikimit profesional e shkencor të specialistit të lartë në fushën e: administrimit, të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të diplomacisë, të marrëdhënieve publike, të të drejtës publike dhe private, kontabilitetit, financave dhe bankave, inxhinierisë informatike dhe informatikës ekonomike, programeve data, dizajnit; në fushën inxhinierike, të mësuesisë, pedagogjisë e psikologjisë, në aktuaristikë, mekatronikë, në fushën e sporteve dhe edukimit fizik, të mjekësisë, farmacisë, stomatologjisë, infermierisë, veterinarisë, fizioterapisë e të drejtës mjekësore, në fushën e arteve dhe të turizmit, të mbrojtjes dhe zhvillimit ambiental, etj.;
e) Kryerjen e studimeve kërkimore – shkencore për të zhvilluar e tejçuar aplikime dhe inovacione në fushat e kërkimeve juridike, ekonomike, politike, administrative, informatike, inxhinierike, arkitekturore, sportive e mjekësore, etj.;
f) të ofrojë mundësitë më të mira për të përfituar nga arsimi i lartë dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës;
g) të kontribuojë në mbështetje të prioriteteve strategjike dhe interesave të zhvillimit të vendit.